Ftesë deri te organizatat qytetare: Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës

Në vitin 2009, Instituti Nacional demokratik për çështje ndërkombëtare (NDI) filloi një projekt për përkrahje të iniciativave ligjdhënëse të organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë. Në vitet që pasuan, programi u zgjerua dhe momentalisht, NDI punon me njëmbëdhjetë organizata. 

Këtë vit, Instituti do ta zgjerojë programin, me qëllim të përfshirjes së gjeneratës së re të organizatave qytetare që marrin pjesë në iniciativa aktuale ose të reja, që kanë të bëjnë me integrimin e Maqedonisë në BE, duke përfshirë fusha si zhvillimi demokratik, mundësitë e barabarta dhe përfshirja, politika sociale, reformat arsimore, mbrojtja ekologjike, të drejtat e njeriut etj. NDI, poashtu është i interesuar që të përkrahë iniciativa qytetare lokale në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përforcimi i kapaciteteve ekzistuese të organizatave qytetare në fushat e lobimit ligjdhënës, përfaqësimit dhe mbikëqyrjes, si dhe ofrimi i ndihmës për krijimin e koalicioneve ndërmjet sektorit joqeveritar dhe deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ky projekt:

– do t’i përkrahë organizatat qytetare në përmirësimin e aftësive të tyre ligjdhënëse dhe njohurive për procedurat, me qëllim që të japin kontribut më të madh në procesin ligjdhënës dhe të bëjnë mbikëqyrje më domethënëse;

– do t’u ndihmojë organizatave qytetare në krijimin e koalicioneve dhe në komunikimin efikas me qytetarët, për qëllimet dhe përpjekjet e tyre;

– do ta promovojë bashkëpunimin tematik ndërmjet organizatave qytetare dhe deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, komisioneve dhe grupeve parlamentare.

Me qëllim të përforcimit të pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës, NDI do të sigurojë përkrahje teknike për organizatat e përzgjedhura qytetare. Pritet që projekti të përfundojë më 31 mars 2013. 

Organizatat qytetare që janë të interesuara të marrin pjesë në këtë iniciativë duhet të dërgojnë letër motivimi, ku do ta përshkruajnë organizatën e tyre dhe aktivitetet e saja. Letra e motivimit duhet të përfshijë edhe propozim të iniciativës ligjdhënëse ose zgjedhore apo planit për mbikëqyrje, të cilin ata dëshirojnë ta realizojnë. Letrat duhet të dërgohen me anë të postës elektronike deri te Hristijan Gjorgievski, menaxher i programit, në [email protected].

Për informata plotësuese paraqituni në NDI në numrin e telefonit 02/3131-177.

Afati i fundit për dorëzimin e letrave është dita e premte, 20 prill 2012. Organizatat që do të përzgjidhen në rrethin e parë do të ftohen në intervistë./metamorphosis

Lajme të ngjashme

Back to top button