Ivanov në Samitin e 15-të ekonomik evroaziatik

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit të 15-të ekonomik evroaziatik, që mbahet në Stamboll, në organizim të Marmara – fondacionit.

Në fokus të edicionit të sivjemë të forumit janë ekonomia, ekologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, me theks mbi periudhën pas krizës ekonomike, energjisë përmes inovacioneve teknologjike dhe ardhmërisë së energjisë së gjelbërt, si dhe dialogu interkulturor. Në agjendën e forumit nesër është takimi i presidentëve, i cili do të mbahet në Izmir. 

Presidentë aktualë dhe të dikurshëm do të diskutojnë në temën “Qyteti, varfëria dhe papunësia”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button