Jennifer Lopez organizon ditëlindjen e të dashurit Casper Smart

Duket se këngëtarja dhe aktorja e famshme është shumë bujare ndaj të dashurit të saj.
“Unë shpresoj se i dashurin im do ta ketë ditëlindjen më të lumtur ndonjëherë”, ka shkruar Jennifer Lopez (42) në Twitter dhe kështu i uroi gjithë të mirat të dashurit të saj, 25-vjeçarit Casper Smart.

Që ditëlindja e tij me të vërtetë të jetë më e bukura, është përpjekur vetë këngëtarja, e cila e dërgoi Casperin për pazar në Beverly Hills. Dhe jo vetëm kaq, për ditëlindjen e tij të 25-të J-Lo i dhuroi të dashurit të saj edhe një kamion, pasiqë ai gjithmonë ka dëshiruar një. 

Në fillim të javës kanë qëndruar në Hollywood, së bashku me binjakët tre-vjeçar Max dhe Emma, të cilët Jennifer i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Kujtojmë, Casper dhe Jennifer janë në lidhje që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa në korrik të 2011, Marc Anthony dhe këngëtarja kanë njoftuar se po shkurorëzohen pas shtatë vite martese. 

Gjyqtarja 42-vjeçare e “American Idol”, ditë më parë ka qenë në darkë me miqtë e saj Benny Medina, Reggie Bush e Randy Jackson dhe thuhet se kanë biseduar në lidhje me organizimin e një ndeje për t’u mbajtur mend për ditëlindjen e balerinit, Smart./access Hollywood/

Lajme të ngjashme

Back to top button