Hillari flet për vrasjen e Bin Ladenit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton foli për herë të parë për operacionin e njësisë speciale ’Seals’ (fokat), që u ndërmor në maj të vitit të kaluar në qytetit Abotabad në Pakistan.

Klinton duke folur para Akademisë detare amerikane, ka thënë se asnjë nga ata që po shikonin aksionin  që likuidoi Bin Ladenin, e mes tyre edhe vetë presidenti Obama, nuk ‘morën frymë’ për 30-35 minuta. 

Kjo ishte përgjigje e Klintonit, ndaj një pyetjeje të një studenti të akademisë, i cili pyeti atë për të shpjeguar fotografinë e publikuar nga ‘Shtëpia e bardhë’ gjatë zhvillimit të operacionit.  

Gjatë reflektimit të saj për ngjarjen, Klinton ka rikujtuar se që nga koha kur ndodhën sulmet më 11 shtator të vitit 2001, kur ajo ishte senatore e Nju Jorkut, nuk ka besuar se në tërë Pakistanin nuk ekziston një njeri i vetëm, që e di vendndodhjen e Bin Ladenit.

Klinton para studentëve tha se nuk mund ta përshkruaj momentit, kur vetëm pas publikimit të lajmit për vrasjen e Bin Ladenit nga Presidenti Obama, mijëra të rinj në mënyrë spontane ishin mbledhur para Shtëpisë së bardhë, vetëm disa minuta pas publikimit të lajmit.

Marrë nga: Yahoo.news

Lajme të ngjashme

Back to top button