Anëtari i PDK-së e quan rrugaç Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes (FOTO)
Njëri prej anëtarëve të PDK-së, dega në Prishtinë e ka quajtur rrugaç deputetin e Vetëvendosjes, Galuk Konjufcën.
Krejt kjo, pasi që Konjufca e ka quajtur Avdullah Hotin e LDK-së si njeri që i takon gradës së vjetër të kësaj partie, transmeton Klan Kosova.
“Ky rrugaçi Konjufca tash dëshiron LDK- në me qitë në udhë të perenisë, me ju kallxu kush është më i përshtatshëm, më i mirë apo cili me i përshtatshëm. Mos të hift vetja n’huj.”, është postimi origjinal i anëtarit të PDK-së, Arben Gecaj.