Hurma ndihmon muret e zorëve

Përveç që janë të ëmbla dhe të shijshme, hurmat e qetësojnë kollitjen, i pengojnë ngërçet, ndihmojnë zorrët dembele dhe i zbusin flokët.

Falë sasisë së madhe të fijëzave, hurmat kanë ndikim pozitiv në muret e zorrëve dhe e nxisin zbrazjen e tyre. Personat që vuajnë nga metabolizmi i ngadalshëm, së pari ato duhet t’i ulin në pak ujë të nxehtë (5-6 copë), të lihen të ftohen dhe pastaj të përtypen mirë. Në fund duhet pirë një gotë ujë. Kjo duhet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje. Hurmat konsiderohen si pemë e cila e nxit qitjen e sekretit dhe me këtë zbusin pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. 

Për këtë qëllim duhet përdorur hurma të thata, e edhe më mirë është nëse bëhen shurup: dhjetëra hurma qiten në gjysmë litri ujë, ziejnë dhjetë minuta. Nga kjo sasi pihen nga dy lugë, disa herë në ditë.

Hurma i forcon aftësitë mentale
Hurmat janë të pasura me kalori, prandaj duhet përdorur në sasi të kufizuara dhe të keni aktivitete të mjaftueshme trupore, në mënyrë që të harxhohet teprica e energjisë. Në sasi të vogla ndërmjet dy shujtave, hurmat janë ideale për “punëtorë shkencorë”, për studentë dhe për nxënës./tiranachat/

Lajme të ngjashme

Back to top button