“Engjëll” mes “Djajësh”: Rooney, vetëm 1 karton

Në këtë kohë para një viti, Wayne Rooney mungonte në gjysmëfinalen e FA Cup për shkak të dënimit me dy ndeshje, sepse kishte sharë live në TV pas hat-trickut fantastik kundër West Hamit.

Dukej sikur temparamenti i tij ishte në kulm, por një vit ka bërë diferencën.

Tingëllon e pabesueshme, por sulmuesi në formë i Manchester United në krejt sezonin në të gjitha garat me United është ndëshkuar me vetëm një karton të verdhë. Kjo ndodhi në shtator, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Benfican.

Në 28 ndeshje që është paraqitur në Premier League, Rooney nuk është ndëshkuar asnjëherë. Ai ka shënuar 32 gola deri më tani.
E në fakt, që prej kartonit të kuq të Evans në poshtërimin 1-6 ndaj Cityt në tetor, asnjë lojtar i United nuk ka marrë më karton të kuq këtë sezon.

Lista e lojtarëve me më së shumti paraqitje dhe pa kartona të verdhë:

Matt Jarvis Wolves 32 0
Danny Graham Swansea City 30 0
David Silva Manchester City 30 0
Wayne Rooney Manchester United 28 0
Chris Eagles Bolton Wanderers 28 0
Gareth McAuley West Bromwich Albion 27 0
Bryan Ruiz Fulham 27 0
Javier Hernández Manchester United 25 0
Gabriel Obertan Newcastle United 22 0 /indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button