Ngjyra e gjelbër, ngjyra e pranverës 2012

Gjëja e parë që duhet bërë është të blini diçka me ngjyrë të gjelbër për të veshur! Një veshje me këtë ngjyrë, për ta kombinuar me ngjyrat e tjera , pse jo dhe me kontrast, është me siguri një pikë e mirë nisjeje.

Por mund ta përdorim dhe me një look total, për shembull, do të mjaftonte që të blinit një palë pantallona të shkurtra të freskëta pambuku ose një palë jeans skinny të gjelbërta, që ta kombinoni me një këmishë të thjeshtë, një bluzë etj…

Mund të dukeni për mrekulli dhe me një fustan veror me ngjyrë esmeraldi! Në këtë rast nuk mund të harrojmë dhe këpucët! Për pranverën e 2012 të gjithë brand-et e modës, dhe ajo ekonomike, propozojnë këtë tonalitet dhe në aksesorët si: këpucë dhe bizhu, por dhe shall dhe çanta.

Prandaj, nëse asnjë nuance e së gjelbrës nuk i shkon lëkurës tonë ose personaltetit tonë të shijeve, të paktën mund të vëndoni ndonjë aksesorë të vogël në këtë ngjyrë (nëse keni deshirë). /ikub.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button