Komuna e Strugës mbështet projektin ‘Mbjellje plus’

Zhvillimi i vetëdijes ekologjike te të rinjtë dhe ndërtimi i kulturës për nevojën dhe rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe rrethit personal janë argumentet kryesore që BNJVL u përfshi dhe e përkrah realizimin e Projektit ,,Mbjellje plus” implementimi i së cilit fillon prej nesër në gjithë vendin.

Nga Komuna e Strugës potencojnë se edhe kjo komunë mbështet këtë aksion të ndërmarrë nga BNJVL, qëllimi kryesor i së cilit është të arrihet funksioni edukativ dhe ekologjik dhe njëkohësisht të zhvillohet vetëdija ekologjike midis nxënësve në shkollat fillore të cilët ne këtë ditë do të mbjellin nga një fidan për të cilin do të kujdesen në vazhdimësi.

Në të vërtetë ky projekt është inicuar edhe nga Shoqata e qytetarëve ,,Dita e drurit-mbjelle ardhmërinë tënde”, të cilët në këtë rrugë dëshirojnë këtij manifestimi tradicional t’i japin karakter të ri, qasje të re, ku përveç aktit të mbjelljes të fidaneve të gjelbra do të potencohet edhe pjesa më e rëndësishme – kujdesi që këto fidane të zhvillohen dhe t’a japin efektin e pritur.

Çdo nxënës që do të mbjellë ‘drurin e tij’ gjithashtu do të ketë ‘obligim’ ta mirëmbajë edhe në vitet e ardhshme.

 /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button