Ekspozohet truri i Ajnshtajnit

Një pjesëz e trurit të Albert Ajnshtajn është ekspozuar në një nga galeritë e Londrës. Ekspozita e titulluar “Truri, çështja e mendjes” ka mbledhur bashkë trurin e babait të teorisë së relativitetit, të një vrasësi gjakftohtë dhe atë të një aktivisteje për të drejtën e votës femërore, raporton shekulli.
 
Kjo e fundit ia kishte dhuruar trurin e vet shkencës, me qëllim që të vërtetohej se femrat dhe meshkujt janë njësoj. Dy seksionet e ekspozuara nga truri i gjeniut të fizikës janë huazuar nga muzeu i Filadelfias. Trupi i Ajnshtajnit u dogj pas vdekjes, me përjashtim të trurit, i cili u ruajt për qëllime studimi.
 
Ai u nda në 240 pjesë dhe është ruajtur në formaldeide, për të qenë shpesh objekt studimi, në mënyrë që të kuptohet se cilat ishin arsyet e inteligjencës shumë mbi normalen që gëzonte babai i fizikës në gjallje të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button