Ky është Liverpooli

Pas një kundërsulmi perfekt, Craig Bellamy pason deri te Maxi Rodriguez i cili shënon (13’) për epërsinë e klubit të tijj. Tre minuta më vonë i njëjti lojtar e dyfishon këtë epërsi.

Në minutën e 36, Yakubu shënon për të ngushtuar epërsinë e Redsave. Në minutën e 61, Yakubu shënon nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin.

Duhet të përmendet se në minutën e 25, portieri i dytë i Liverpoolit, Doni ndëshkohet me karton të kuq, teksa vendin e tij e zëri portieri i tretë, Brad Jones.

Në fund të takimit, i shumë-kritikuari, Andy Carroll shënon për fitoren e artë të klubit të tij dhe për tre pikë të cilat ndoshta i japin shpresë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe pse një gjë e tillë duket si e pamundur./lajmesport

Lajme të ngjashme

Back to top button