Tiranë, krim brënda familjes, burri godet gruan me sëpatë

Një krim brenda familjes është shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Varrit të Bamit”, prane shkollës “Hasan Prishtina”, ku pas një debati të fortë mes bashkëshortësh, burri ka goditur të shoqen, Shqiponja Qershori me sëpatë, duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë gruaja është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, Ramiz Qershori.

Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button