Santorum tërhiqet nga zgjedhjet

Kandidati për të qenë i përzgjedhuri mes republikanëve në garën për të larguar presidentin Obama nga Shtëpia e Bardhë, Rick Santorum braktis garën, duke i lënë rrugën e lirë Mitt Romney-t për t’u përballur me Obama-n në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Ish-senatori i Pensilvanisë në një konferencë për mediat në vendlindjen e tij, Getisburgut, ku ndodhet aktualisht për t’i qendruar pranë së bijës së sëmurë, një ndër arsyet e vendimit të tij për t’u tërhequr, tha njoftoi se ai dhe stafi i tij i dha fund garës për në Shtëpinë e Bardhë, duke shprehur bindjen për fitoren republikane përballë presidentit demokrat, Barack Obama.
Pavarësisht braktisjes së garës republikane, Santorum e kishte ndoshta të pamundur  mposhtjen e Mitt Romney-t, sidomos pas rezultateve të fundit në Uiskonsin dhe Merilend, ku ish-guvernatori i Masaçusets thelloi diferencën me 661 delegatë në favor kundrejt 285 të Santorum.

Sipas sondazheve, Obama më mirë se Romney

Presidenti amerikan Barack Obama, gjithashtu kandidat i demokratëve për një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë, gëzon mbështetjen e nevojshme të amerikanëve për të mposhtur rivalin e tij republikan, që me shumë gjasa do të jetë Mitt Romney.

Në dy sondazhe të veçanta, i pari i organizuar nga Washington Post dhe i dyti nga televizioni amerikan ABC, janë përftuar të dhëna thuajse të njëjta; presidenti Obama që siguron 51 përqind të mbështetjes së amerikanëve ndërsa Romney 44 përqind të tyre. 5 përqind e të anketuarve janë shprehur të pavendosur.

Përplasja mes Romney-t dhe Obama-s është përqendruar në dy tema, që janë pasqyruar edhe në programet elektorale të secilës palë, ekonomia dhe punësimi. Në këto dy çështje Obama, ashtu si edhe në planin për reduktimin e borxhit publik, humb ndjeshëm epërsinë e tij. Sipas sondazhe amerikanët shohin si më të përshtatshëm për rimëkëmbjen ekonomike, punësimin dhe reduktimin e borxhit publik planin e republikanëve./cnn

Lajme të ngjashme

Back to top button