Intelektualë shqiptarë lobojnë te Clinton dhe Rasmussen

Intelektualë shqiptarë nga vendi me letër do të lobojnë te Hilary Clinton dhe Anders Fogh Rasmussen për integrimin e Maqedonisë në NATO. Iniciativë pas së cilës qëndrojnë persona publikë, profesorë dhe njerëz të afirmuar në shoqëri, sipas burimeve të televizionit Alfa përmbajtja e letrës do të bëhet e ditur këto ditë kur zyrtarisht do të prezantohet teksti i saj, i cili do të përfundojë në kabinetet e sekretarit shtetëror amerikan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Në letrën do të shprehet shqetësimi për situatën e përgjithshme në vend, posaçërisht situatën ndëretnike pas incidenteve që ndodhën midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Nënshkruesit e letrës do t’i paralajmërojnë Uashingtonit dhe Brukselit për mundësinë e eskalimit të gjendjes, nëse në samitin në maj në Çikago nuk gjendet mënyrë që Maqedonia të pranohet në Aleancë.

Tani për tani nuk saktësohet a do të sugjerohet në tekstin modus i cili do të mundësonte anëtarësim në NATO – veprim që sipas përpiluesve të letrës do ta parandalonte zhvillimin e mundshëm negativ të ngjarjeve në Maqedoni./portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button