Steriliteti dhe shkaktarët e tij

Kohë më parë mendohej se përderisa mashkulli arrin ereksionin, ai nuk mund të jetë fajtor i sterilitetit të çiftit bashkëshortor. Pothuajse gjithmonë është fajësuar femra si e pa frytshme nëse një çift nuk ka pasur fëmijë.

Kjo gjë është mjaft shqetësuese, sepse edhe sot shumë njerëz ende mendojnë se shkaktarët më të shumtë të sterilitetit janë tek femrat, pavarësisht zbulimeve më të fundit që ka bërë mjekësia.

Megjithatë, nëse shikohet në mënyrë statistikore shkaktarët e sterilitetit tek çiftet janë të ndarë në mënyrë të barabartë  ndërmjet meshkujve dhe femrave. Statistikat tregojnë se shkaku i sterilitetit është 40% tek femrat dhe po ashtu edhe tek meshkujt.
Steriliteti i një çifti bashkëshortor (çiftit në lidhje) paraqet problem të përbashkët, i cili duhet bashkërisht të zgjidhet me shumë dashuri dhe durim, pa marrë parasysh shkaktarët.

Steriliteti mashkullor 
Steriliteti mashkullor mund të diagnostifikohet me analizë e spermës në laborator. Me materialin e spermës realizohen analizat: sasia e spermës, pamja, era, karakteristikat kimike, viskoziteti, numri i spermatozoideve dhe lëvizshmëria e spermatozoideve.

Normalisht në spermë duhet të gjënden rreth 70.000.000 deri 110.000.000 spermatozoidë në një centimetër kub. Nëse numri i spermatozoideve është jashtë këtyre kufijëve, atëherë dallohet steriliteti. Për të konstatuar nëse një spermë është “e kualitetit të dobët” duhet që sperma të merret dhe të analizohet disa herë.

Shkaktari më i shpeshtë i sterilitetit mashkullor është numri i zvogëluar i spermatozoidëve (oligospermija) ose lëvizshmëria e zvogëluar e spermatozoidëve (astenospermija). Shpesh herë ndodh që përveç numrit të zvogëluar të spermatozoidëve, ata  mund të jenë edhe të dobët në lëvizshmëri. Përgjithësisht rastet e tilla kurohen me ilaçe, por edhe në mënyrë natyrore (propolisi, vitamina C, vitamina E, seleni dhe zinku etj).

Shkaktarët e sterilitetit mashkullor mund të jenë: infeksionet gjenitale, sëmundjet ngjitëse seksuale, problemet  imunologjike, disa sëmundje të kaluara në fëmijëri (parotiti), tuberkulozi i vezoreve, operimi i hernies etj.

Shkaktarët e sterilitetit mashkullor mund të konstatohen me ekzaminime mikrobiologjike dhe ekzaminime të tjera specifike (urologu, endokrinologu etj.).

Shkaktarët e tjerë të sterilitetit
Shumë rallë ndodhë që sekreti vagjinal t’i shkatërrojë (mbysë) spermatozoidët, edhe nëse ata janë lëvizshëm dhe në numër normal.

Shkaktarët e tjerë të sterilitetit mashkullor mund të jenë gjithashtu edhe pirja e duhanit, alkoolizimi, droga, ushqyeshmëria e dobët, stresi, problemet psikike apo edhe dozat e forta të disa barërave.

Zgjidhja e problemit të sterilitetit  
Për sterilitetin absolut të një mashkulli nuk mund të flitet për sa kohë ekziston edhe vetëm një spermatozoid  i lëvizshëm. Çifte të cilat kanë probleme me barsim nuk duhet të dorëzohen nga shërimi dhe dëshira për të pasur fëmijë, pasi shkaktarët me kohë mund edhe të ndryshojnë.
Në disa raste steriliteti mashkullor mund të shërohet edhe me një ndërhyrje të vogël kirurgjikale. Ndërsa tek disa çifte, tek të cilët nuk ka sukses shërimi, ky problem mund të zgjidhet edhe me barsim artificial./lajmeshqip/

Lajme të ngjashme

Back to top button