Bruce Willis ia jep kompleksin turistik një organizate bamirëse

Aktori Bruce Willis ka njoftuar se terrenin e skive dhe pushimoren në Idaho dëshiron t’i dhurojë një organizate bamirëse.

Përveç se kërkon një organizatë ideale jofitimprurëse, Bruce po e shet edhe shtëpinë e tij dhe një klub nate.

Resortin e terrenit të skive në Idaho ai e bleu në vitet nëntëdhjeta, kur ishte ende i kurorëzuar me Demi Mooren dhe tani pothuajse kurrë më nuk shkon atje.

Punonjësit e tij kanë zbuluar se kompleksi tashmë disa vjet punon me humbje, dhe ekzistojnë disa sipërmarrës të cilët janë të interesuar që ta blejnë, megjithatë aktori ka vendosur ta dhurojë këtë resor turistik.

Prona ka një madhësi prej 1.150 hektarësh, ndërsa vlera e tij kap shumën prej 15 milionë dollarësh.

Ndërsa javë më parë aktori i njohur i Hollywoodit zbuloi gjininë e fëmijës së tij të katërt të cilët e pret gruaja e tij, Emma Heming. Pas tri vajzash me Demi Mooren, Rumer 23-vjeçar, Scout 20-vjeçare dhe Tallulah 17-vjeçare, aktori do të bëhet me vajzën e katërt./koha.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button