Polici Jakim Trifunoski shkarkohet nga MPB-ja

Polici Jakim Trifunoski i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Gostivar u shkarkua nga MPB-ja. 

Trifunoski i cili ka qenë i punësuar në stacionin policor për mbikëqyrje kufitare “Mazdraça” është larguar nga puna për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje”, shkruan në raportin e MPB-së.

Polici 39 vjeçar Jakim Trifunovski  vrau dy të rinjtë Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin 30 vjeç.

Githashtu, gjatë kohës kur ka qenë i punësuar ka rrahur një profesor në vendin e tij të lindjes në Vrutok dhe i ka shkaktuar atij lëndime të rënda trupore. Përderisa ka zgjatur procesi gjyqësor është pezulluar nga puna, por pas vendimit të gjykatës që ai të lirohet është kthyer përsëri në punë. Trifunovski në Vrutok të Gostivarit është pronar i një restoranti që shume frekuentohet nga shqiptarët./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button