Sot derbi tetovar, Shkëndija kundër Teteksit

Sot në stadiumin e qytetit do të luhet derbi lokal ku do të përballen dy rivalët e gjithëkohshëm, Shkëndija dhe Teteksi. Ndeshja do të fillon në ora 16:00 dhe pritet të mbledh shumë futbolldashës pasi këto dy ekipe njihen për nga rivaliteti.

Fitorja i duhet edhe Shkëndijës që luan për tu ngjitur në pozitën e dytë, poashtu edhe Teteksi duhet që të fitoj pasi po lufton për të mbijetuar në ligën e parë. Në taborin shqiptar sic është informuar edhe më parë do të mungoj kapiteni i skuadrës Nebi Mustafi përshkak se i ka grumbulluar pesë kartona të verdhë, poashtu nga ekipi i Shkëndijës kanë vënë në pikëpyetje edhe Izair Eminin. 

Qatip Osmani në deklaratën e dhënë për gazetën Lajm ka thënë: “Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Mustafi është e sigurt se nuk do të luaj për arsye kartonësh, kurse Emini do të jetë në pankinë, ndërsa lojtarët e tjerë janë në dispozicion. Ndeshjet me Teteksin gjithmonë janë interesante pa marrë parasysh gjendjen në renditjen tabelore, pasi rivaliteti ekziston, por megjithatë mendoj se kemi forcë dhe kualitet për ta fituar ndeshjen. Kërkoj nga lojtarët të japin maksimumin dhe rezultati do të vij vet”.

Shkëndija do të luaj me formacionin 4-4-2 ?
Dje u zhvillua edhe stërvitja e fundim para ndeshjes derbi me rivalin e qytetit Fk Teteks, Qatip Osmani me probleme rreth formacionit ku përvec Mustafit në dyshim janë Emini dhe E.Sali. Por edhe pos lëndimit pritet që Sali të startoj ku këtë herë do të ketë partner në sulm K.Alomeroviq. Qatip Osmani ndrron skemën për këtë ndeshje, në ndeshjet e kaluara kemi luajtur me formacion 4-2-3-1 dhe 4-1-4-1, në këtë ndeshje pritet të luhet me 4-4-2 ku ndryshime tek lojtarët pritet të jenë M.Neziri në vend të Peev dhe Selmani të zëvendësoj kapitenin , Neziri do të luaj si mbrojtës i djathtë ndërsa I.Elmazovski si krah i djathtë. Në qoftë se E.Sali nuk do të luaj atëhër në sulm do të jetë dyshja Alomeroviq-Taipi.

A do ti shtrejtoj Teteksi biletat ?
Si cdoherë që Teteksi ka qenë vendas në përballjet kundër Shkëndijës, cmimi i biletave që zakonisht është 100 denar është dyfishuar në 200 denar, për arsye se në këtë ndeshje vijnë shumë tifoz shqiptar që përkrahin Shkëndijën, ndërsa tifozët e Teteksit hyjnë në tribunën përball Marshin Beqirit pa paguar asnjë qindrak. Nga përballjet me Shkëndijën, Teteksi mbush buxhetin e vet që e ka shumë të vogël dhe përpos krizës që ka në tabelë ky ekip përballet edhe me një krizë financiare, e në qoftë se nuk do të ishte ndeshja Teteks-Shkëndija, ekipi maqedonas me vetë dëshirë do të kërkonte ligën e dytë për ti shkurtuar harxhimet. Tani bëhet pyetja, A e shpëtojnë tifozët shqipëtar Teteksin ? Dhe nëse po, atëherë ju vendosni vet nëse duhet ta bëni ose jo të njëjtën gjë.

Disa statistika për Shkëndijën dhe Teteksin:
Në pesë përballjet e fundit ndërmjet veti ekipi i Shkëndijës ka fituar vetëm një ndeshje, dy ndeshje janë ndarë baraz, kurse Teteksi i ka fituar dy tjera: 
25/03/12, 15:00    Shkendija 79 – Teteks       FT     0 : 0  (0 : 0) (0 : 0)
15/10/11, 14:00    Teteks – Shkendija 79       FT     2 : 0  (1 : 0) (1 : 0)
03/04/11, 16:00    FK Skendija – FK Teteks     FT     3 : 1  (1 : 0) (2 : 1)
03/11/10, 13:00    FK Teteks – FK Skendija     FT     1 : 0  (1 : 0) (0 : 0)
03/08/10, 17:00    FK Skendija – FK Teteks     FT     0 : 0  (0 : 0) (0 : 0) 

Në tabelën rënditëse për lojrat e luajtura në terren vendas, Shkëndija rënditet në vendin e dytë, kurse në terren mysafir Shkëndija rënditet e treta. Në anën tjetër ekipi i Teteksit në tabelën e ndeshjeve të luajtura në terren vendas rënditet e 9ta  dhe në terren mysafir rënditet në vendin e dhjetë.

Tani do të shohim rezultatet e arritura të të dyja ekipeve në përballjet me ekipet tjera më pas për ti krahasuar: 
11/09/11    Shkendija 79 – Ohrid 2004     2 : 0  (0 : 0) (2 : 0)
04/11/11    Ohrid 2004 – Teteks            1 : 0  (1 : 0) (0 : 0)
23/10/11    Shkendija 79 – Metalurg        2 : 0  (2 : 0) (0 : 0)
29/10/11    Teteks – Metalurg               0 : 2  (0 : 1) (0 : 1)
01/10/11    Vardar – Shkendija 79          2 : 0  (0 : 0) (2 : 0)
24/09/11    Teteks – Vardar                  0 : 0  (0 : 0) (0 : 0)
25/09/11    Shkendija 79 – Bregalnica Stip     1 : 0  (1 : 0) (0 : 0)
10/09/11    Teteks – Bregalnica Stip            3 : 1  (1 : 1) (2 : 0)
17/09/11    Sileks – Shkendija 79                1 : 4  (0 : 2) (1 : 2)
22/11/11    Sileks – Teteks                        4 : 0  (0 : 0) (4 : 0)
28/08/11    Renova – Shkendija 79             0 : 2  (0 : 0) (0 : 2)
22/10/11    Renova – Teteks                     2 : 2  (0 : 0) (2 : 2)
21/08/11    Shkendija 79 – Napredok          3 : 0  (2 : 0) (1 : 0)
01/10/11    Napredok – Teteks                  4 : 0  (2 : 0) (2 : 0)
20/11/11    Shkendija 79 – Rabotnicki         2 : 0  (1 : 0) (1 : 0)
17/09/11    Rabotnicki – Teteks                 1 : 1  (0 : 0) (1 : 1)
05/11/11    11 Oktomvri – Shkendija 79      2 : 2  (1 : 1) (1 : 1)
30/08/11    11 Oktomvri – Teteks              4 : 0  (2 : 0) (2 : 0)
30/10/11    Shkendija 79 – Turnovo           2 : 0  (0 : 0) (2 : 0)
19/11/11    Teteks – Turnovo                   0 : 3  (0 : 1) (0 : 2)

Ekipi i Shkëndijës ka fituar 90 % të ndeshjeve kundër oponentëve të tjerë, ndërsa Teteksi deri më tani ka fituar vetëm 30% të tyre. Bazuar në krahasimet  e bëra për këtë sezon, Shkëndija ka një superioritet të theksuar mbi Teteksin, por ngelet të shohim sot se si do të ndahen këto dy ekipe. / tetova1.com

Lajme të ngjashme

Back to top button