Avari në Shën Mëri, një pjesë e Tiranës pa ujë
Një avari në linjën e transmetimit 700 MM ka lënë pa ujë një pjesë të mirë të qytetit të Tiranës.
Ujësjellës- Kanalizimet e Tiranës kanë njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Shën Mëri është këputur linja e transmetimit 700 MM, duke lënë pa ujë një pjesë të kryeqytetit.
UKT ka bërë me dije se po punohet me shumë intensitet dhe pandërprerje për të riparuar problemin e krijuar me qëllim kthimin sa më shpejt të ujit në shtëpitë e qytetarëve./panorama/