10 gabimet që i bëjmë para se të flemë

Gjumi kualitativ përveçse ndikon në shëndetin tonë, lë pasoja edhe në pamjen tonë të jashtme. Një numër i vogël i njerëzve flenë tetë orë në ditë, ashtu siç rekomandojnë edhe ekspertët.
Ne ju sjellim 10 gabimet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë para gjumit, të cilat shkatërrojnë kualitetin e gjumit tonë.
 
1. Shikimi i TV-së para gjumit ose qëndrimi në Internet
Edhe pse gjatë shikimit të TV-së ose shikimit të risive në Facebook nuk jemi aq të angazhuar mentalisht, drita artificiale që arrin deri tek truri ynë, e mashtron dhe i tregon që ende nuk është koha për gjumë. Ekspertët si aktivitet para gjumit më së shpeshti rekomandojnë seksin.
 
2. Shikimi i orës
Nëse nuk mund të flemë ose zgjohemi gjatë natës, më së shpeshti shikojmë orën për të parë se sa kohë na ka mbetur për gjumë. “Llogaritja e kohës” rrit ankthin, prandaj orën ose telefonin me alarm më së miri është ta lëmë diku ku nuk mund ta arrijmë me duar. Përveçse gjatë natës nuk do ta dini se sa është ora pa u zgjuar nga shtrati, kjo ide është e mirë edhe gjatë zgjimit, sepse nuk do të mund ta fikni më shpejtë alarmin dhe të rrotulloheni ne krahun tjetër.
 
3. Biseda me telefon
Edhe një shprehi tjetër e keqe para gjumit është biseda telefonike. Hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që të anketuarit të cilët shpesh praktikojnë biseda të vonshme telefonike më vështirë arrijnë fazën e gjumit të rënduar dhe ajo vepron më dobët tek ata.
 
4. Fjetja në hapësirë të ngrohtë
Do të zgjoheni shumë më të pushuar nëse temperatura në dhomë është më e ulët, sepse do ta arrini më lehtë fazën e gjumit të rëndë. 
 
5.Lënia e dritës ndezur
Drita, të cilën e lëshon llamba e natës, laptopi ose telefoni mund të çrregullojë sasinë e melatoninës në organizëm, hormonit i cili rregullon ciklin e gjumit.
 
6. Kafeina
Dihet fakti që pirja e pijeve që përmbajnë kafeinë, si kafja, Coca-Cola dhe çaji mund të shkaktojnë pagjumësi. Ekspertët rekomandojnë që të mos pihen pijet që përmbajnë kafeine të paktën tetë orë para se të flini gjumë.
 
7.  Duhani
Konsumimi i duhanit është një nga shkaktarët e gjumit të keq.  Hulumtimet tregojnë që joduhanpirësit flenë më mirë dhe zgjohen më të pushuar. Nëse pini duhan, më së miri do të ishte që cigaren e fundit ta pini të paktën katër orë para se të shkoni në shtrat.
 
8.  Alkooli
Për gjumë të mirë duhet ta shmangni alkoolin. Konsumimi i alkoolit para gjumit do të rezultojë me gjumë jo të rehatshëm dhe shumë lëvizje nëpër krevat.
 
9.  Pizhamet shumë të ngushta
Besoni apo jo, për shkak të pizhameve shumë të ngushta po ashtu mund të flihet vështirë, sepse ato mund të reduktojnë nivelin e melatoninës dhe të rrisin temperaturën trupore.
 
10. Fjetja në bark ose në krahë
Dermatologët rekomandojnë që gjurmët në faqe të krijuara për shkak të gjumit në bark ose në krahë mund të bëhen të përhershme. Për t’u shmangur ky problem, më së miri është të flihet në shpinë.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button