Të paktën 50 të vdekur gjatë një sulmi të Boko Haram ndaj zbuluesve të naftës

Mbi 50 persona janë vrarë në një sulm të kryer nga organizata islamiste Boko Haram ndaj një ekipi të zbuluesve të naftës në pjesën verilindore të Nigerisë gjatë kësaj jave, kumtuan burime të shërbimeve ushtarake, mjekësore dhe humanitare.

“Numri i të vdekurve edhe më tej është duke u rritur. Tani janë mbi 50, por akoma po arrijnë trupat e të vrarëve”, deklaroi një burim ushtarak.

Të paktën 20.000 persona e humbën jetën, ndërsa disa mijë janë rrëmbyer pasi Boko Haram filloi me sulme në vitin 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button