Mot kryesisht me vranësira me reshje shiu

Meteorologët për sot paradite në Maqedoni paralajmërojnë mot kryesisht të vrenjtur me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në orët e pasditës do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti pasdite do të jetë jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 17 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button