Aksion policor, mbyllen bastore në Tetovë dhe Gostivar

Disa bastore sporti në Gostivar dhe Tetovë morën vendime për ndalimin e punës për shkak të punës së paligjshme pa licenca, në suaza të vazhdimit të aksionit “Kanxha” të MPB-së dhe DAP-it, që u zbatua dje në mbrëmje në zonën e këtyre dy qyteteve.

Është kryer kontroll aksioni në 17 objekte, prej të cilave 12 në zonën e Tetovës (Gjermania, Tipko, Zhurnal dhe disa bastore pa emër) dhe në pesë zona në Gostivar (Euro, Shansa, Gjermania dhe disa të tjera pa emrë) për shkak të dyshimeve për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Është konfirmuar se objektet e kontrolluara në Tetovë dhe Gostivar punojnë në mënyrë të paligjshme, gjegjësisht nuk posedojnë licenca për punë. Në 13 objekte nga ana e DAP-it janë konstatuar 12 vepra penale të nenit 156, tetë kundërvajtje në nenin 158 dhe dy kundërvajtje për nenin 151 nga Ligji për lojrat e fatit dhe për lojërat argëtuese. Në të gjitha ku janë konstatuar parregullsi u janë dhënë vendime për ndalesën e kryerjes së veprimtarisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button