Basha: S’duam zgjedhje të parakoshme por largimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinjt e PD-së i ka ftuar ata të marrin pjesë në protestën e nesërme para Kuvendit.

Në fjalën e tij, Basha tha se protesta nuk bëhet për rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme por ndryshimin e qeverisë.

“Nuk po kërkojmë zgjedhje, po kërkojmë largimin e tij dhe qeverisë së tij që ka përgjegjësinë, nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike, ndonëse mund dhe kemi gjithë të drejtën ta kërkojmë. Por kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament të reflektojë atë që ndjen shumica e çdo shqiptari sot, i djathtë apo i majtë. Përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi”, u shpreh Basha.

“Rinia shqiptare do t’i japë përgjigje. A do ta çojmë në shtëpi Edi Ramën?  Nesër në orën 10.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, të bashkuar dhe të vendosur për t’u dhënë përgjigje vendimtare narkotrafikut dhe për të vënë para përgjegjësisë, për të çuar në shtëpi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.”/ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button