Boshnjakët në Sanxhak heqin nga mbiemrat prapashtesat “iq” dhe “viq”

Kreu i Këshillit kombëtar Boshnjak në mandatin teknik, Esad Xhuxheviq ka paralajmëruar se pjesëtarët e popullit boshnjak do të heqin nga mbiemrat e tyre prapashtesat “iq” dhe “viq”. 

Xhuxheviq tha për gazetën lokale të Sanxhakut se boshnjakëve këto prapashtesa iu janë shtuar dhunshëm nga viti 1912, prej se Sanxhaku atëbotë u fut në përbërje të Serbisë dhe të Malit të Zi.  Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë kombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme. 

Xhuxheviq e dha këtë deklaratë me rastin e shënimit të 11 majit, Ditës së flamurit boshnjak.  Boshnjakët në Sanxhak kanë dy këshilla kombëtarë, njëri me të cilin kryeson Xhuxheviq, dhe tjetri i afërt me myftiun Muamer Zukorliq./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button