Mot me erë dhe shi

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa vende vende jostabil me reshje të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri të përforcuar, e cila në momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë.

Temperatura do të lëviz prej 11 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup mot i vranët me reshje të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar. Temperatura do të arrijë deri 19 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button