Erdogan ndërton xhami në Shqipëri?

Nesër do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, nga presidenti, Bujar Nishani. Vizita e tij do të jetë 1-ditore pasi në darkë do të kthehet sërish në Turqi.

Bashkë me kryeministrin, Edi Rama, ai do të marrin pjesë në Takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.

Në përfundim, të dy kryeministrat do të nënshkruajnë disa marrëveshje dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mediet turke raportojnë se, Erdogan do të marrë përsërit ndërtimin e një xhamie si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin shqiptar, transmeton shekulli.

Vizita e Erdoganit në Tiranë vjen në një kohë kur Turqia është mbërthyer nga debati për zgjedhjet presidenciale. Kreu i qeverisë turke do të jetë i shoqëruar nga disa ministra dhe shumë biznesmenë.

Lajme të ngjashme

Back to top button