QMBI: Si mund policia të hesht për rastin e Radishanit?

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) dënon shqetësimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme që po i bëhen familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit, përfshi këtu edhe aktin më të fundit vandal dhe terrorist të gjuajtjes së bombës në shtëpinë e kësaj familje shqiptare.

“Shprehim indinjatën tonë në lidhje me pasivitetin absurd që po manifestojnë organet e rendit, të cilat po tregohen të shurdhra ose të paafta për zbardhjen e këtij rasti. Urojmë që të mos ketë nevojë të ndodhë ndonjë e keqe edhe më e madhe, në mënyrë që Ministria e Punëve të Brendshme të vetëdijësohet për nivelin e detyrës dhe përgjegjësive që ka për mbrojtjen e pasurive dhe jetëve të qytetarëve. Në këtë drejtim, kërkojmë një angazhim më pragmatik dhe më serioz edhe të faktorit ndërkombëtar dhe të subjekteve politike shqiptare, posaçërisht të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe funksionarëve të saj, si pjesë e qeverisë së kaluar dhe të kësaj që është në formim e sipër”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje qytetare.

Pas premtimit të dhënë dje nga zv/ministri i punëve të brendshme, Zemri Qamili i cili për Portalb u shpreh se do të caktojë takim me familjarët e sulmuar në Radishan, ai sot është zhdukur.

Frika dhe ankthi vazhdon të mbisundojë në këtë familje, gjysma e së cilës u detyrua të shpërngulet në Gjermani! 

Zeqiri nga Radishani: A ka dikush t’i ndal këto huliganë?!

VIDEO-Momenti i eksplodimit të bombës në Radishan

VIDEO: Dëshmia e të sulmuarve në Radishan

Lajme të ngjashme

Back to top button