Kujdesu për flokët në plazh
Shampo ndryshe nga balsami, shampo përdoret me masë. Në det flokët janë gjithmonë në ujë, kështu që është e pamundur të mos jenë të pisët. Në mbrëmje është e mjaftueshme ti shplani bollshëm me ujë të ëmbël dhe t’i rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara. Nëse kemi flokë të thatë shampon duhet ta zëvendësojmë me vaj pastrimi, që mund ta blini në farmaci. Shampo në çdo rast duhet të jetë delikate dhe të përdoret në sasi të vogla.
Bishti dhe gërshetiJanë një tendencë që nuk mund ti rezistojmë sidomos pasi kemi bërë banjë. Në fakt nuk a asgjë të keqe, por kujdes të përdorni llastikun e duhur, që të mos i këpusë flokët. Ideale janë ato të mbuluara me sungjer, apo plastike me spirale, që nuk ka probleme edhe nëse lagen. Mjafton të mos i shtrëngojmë shumë dhe të mos i tërheqim flokët.
Ti mbajmë në…hijeShumë diell u bën keq. Duhet të mbajmë një shami apo akoma më mirë, një kapele në kokë. Përveçse do i mbajë mirë flokët, do i bëjë hije edhe fytyrës, duke mbrojtur sytë dhe lëkurën në vendet delikate.
Jo tharëse flokëshËshtë vapë dhe flokët thahen vetë në ajër. Nëse kanë tendencën të ngecen, i krehim më shumë herë gjatë tharjes.