Qeveria do të shpallë tender për gazifikim të gjysmës së Maqedonisë
Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për shpalljen e tenderëve për gazifikim të pjesës lindore të Maqedoni, njofton Portalb.mk.
Sipas asaj që është deklaruar, Qeveria ka shqyrtuar dhe ka miratuar informatën “ për procedurën e tenderit për ndarjen e marrëveshjeve për partneritet privat publik për financimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit distributor të gazit natyror në rajonet 1, 2 dhe 3”.
Sipas ndarjes rajonale, këto tre rajone e mbulojnë gjysmën e territorit të Maqedonisë.