A keni menduar ndonjëherë se si personazhet e famshme duken gjithmonë mahnitës, pavarësisht nga moshës apo problemeve?
E pranojmë se jemi paksa xheloz, por e kuptojmë se ata e kanë një ushtri me ekspertë personal të bukurisë, që i ndihmojnë të duken gjithmonë perfekt, shkruan Class.
Megjithatë, bazat e kujdesit efektiv janë të thjeshta dhe të disponueshme për këdo. Le t’u hedhim një sy së bashku!
1
Mos e zvogëlo përdorimin e produkteve për mbrojtje nga dielli Lëkura e bukur dhe e shëndetshme nuk mund të arrihet pa përdorimin e rregullt të kremit të diellit në plazh. Një eksperte e kozmetikës, thotë se për asnjë arsye nuk duhet të neglizhoni këtë rregull. E ndërsa një tjetër kozmetolog i famshëm, Dr. Lancer, këshillon përdorimin me SPF jo më pak se 30.
2
Mos vendos asgjë në fytyrë nëse ke inflamacion Nëse ke inflamacion, mos vendosni asgjë në fytyrë, as kremra të cilat na shiten si kuruese. Dr. Harold Lancer rekomandon që në këto situata të përdoret vetëm maska me baltë.
3
Mos harroni kurrë qafën tuaj Qafa është një pjesë e trupit të një gruaje shumë e rëndësishme, pasi ajo koncepohet si “shefja”, sepse ajo kontrollon kokën, prandaj duhet të kujdeseni mirë për të. Lëkura në këtë zonë është shumë e hollë dhe delikate, po aq sa dhe fytyra juaj. Kështu që mos e neglizhoni atë. Të njëjtin kujdes si për fytyrën tregoni dhe për qafën.
4
Masazhojeni fytyrën tuaj me kub akull Nëse keni një fytyrë me ngjyrë të zbehtë, dermatologia Ava Shamban na jep një këshillë shumë të vlefshme. Fërkoni për disa sekonda fytyrën tuaj me kuba akulli. Ky mashtrim i thjeshtë stimulon qarkullimin e gjakut, dhe lëkura juaj fillon të reagojë pozitisht.
5
Ruani aksesorët tuaj të bukurisë në mënyrë korrekte Dr. Debra Jaliman shprehet se artikujt e bukurisë nuk duhet të qëndrojnë kurrsesi në tualet, pasi ajri i ngrohtë dhe i lagësht i bën ato të mbarojnë më shpejt. Për këtë arsye sipas saj, vendi i duhur është të mbahen në një ambient me temperaturë të ulët.
6
Gjithmonë hiqni reçipeta para se të shkoni në shtrat Kemi dëgjuar shpesh që të flesh pa reçipeta nuk këshillohet pasi kjo do të prishte formën e gjoksit tuaj, por mjekët këshillojnë të kundërtën. Sipas tyre, të flesh me reçipeta nuk është diçka e mirë pasi nuk të lejojnë qarkullimin e gjakut, shkaktojnë acarim lëkure, telat që ato kanë janë shumë të bezdishme e aspak të rehatshme. Prandaj vajza flini sa më lirshëm.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.