Zoran Zaev: Koha është për bashkim pa marr parasysh kush dha besim e kush jo

Delegatët i dhanë besimin udhëheqësve aktual të LSDM-së. Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska mbeten në pozicionet e mëparshme

“Të gjithë dalim më të pjekur nga ajo që ndodhi. Sonte duhet të gjithë të largohemi me bindjen se jemi të lumtur për shkak të demokracisë ton, e jo për shkak të numrave. Kjo debat demokratike mund të organizohet vetëm në LSDM. Dua edhe një herë ti propozoj mesazhet që sot dolën nga debati, pa marr parasysh nëse kanë vetuar për besim apo mosbesim. Të gjithë sot dërguam një mesazh se sa e duam LSDM-në dhe se ky është subjekt i vetëm politik pas të cilit janë kthyer sytë e qytetarëve të Maqedonisë. Ju premtoj se si lider i juve që fitoi besimin në një kohë të vështirë do të ndërtoj unitet dhe do ta kap dorën e secilit”, deklaroi Zaev. 

Lajme të ngjashme

Back to top button