Doganieri fshehët në shtëpizë, ndërsa ne erdhëm të arrestojmë dikë tjetër

Gjatë një aksioni për arrestimin e një të dyshuari për marrje të ryshfetit në kalimin kufitar, disa ekipe policore kanë mbërritur në kalimin kufitarë me listë të doganierëve të dyshuar për marrje të ryshfetit dhe për ti dërguar në stacion policor. Por shpejt kuptuan se lista do të duhet të zgjerohet, deklaron një veteran policor për gazetën Dnevnik.

“Kur dolëm nga veturat dhe u drejtuam ka kalimi, njëri nga doganierët i cili punonte në kontrollimin e pasaportave përnjëherë ka kërcyer nga shtëpiza dhe është munduar të fshehët. Kur vërejti se çka po bën e kaploi paniku dhe filloi të ikë në drejtim të kufirit. Policët të habitur e kanë lëshur që të ik sepse ai nuk ishte në listën e personave të kërkuar nga policia. Pasi personi u është paraqitur kolegëve dhe ka kuptuar se nuk është në listë pas dy ditëve është kthyer në punë. Por më vonë është kapur nga policia për një vepër tjetër penale”, deklaroi veterani i policisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button