TUNG E KI…

ZOTËRI PRESIDENT, TUNG E KI! Ishte kjo përshëndetja, ndoshta më e ngrohta që iu adresua institucionit të kryetarit në historinë e Republikës së Maqedonisë.

Ideja e kandidatit konsensual që u parashtrua nga BDI –ja që në fillim ishte e pakuptimtë dhe jomirë e sqaruar. Me këtë jo vetëm shoqëria, por si duket edhe parashtruesit e idesë së konsensualitetit nuk e dinin se çka nënkupton e njëjta. Thjesh, mendoj që e gjithë kjo u shfrytëzua që të arsyetohet, apo arsyetohen disa nga premtimet që në vitin 2009 kryetari i BDI –së i paraqiti te popullata shqiptare, ku një ndër to ishte edhe kjo, pra që mandati i tjetër i institucionit kryetar i shtetit të jetë shqiptar. Pra, ideja ishte që në një mënyrë të mbulohet mosrealizimi i premtimit. Si duket DISA harruan që matematika është shkencë ekzakte, apo thënë më drejtë nuk kanë haber nga matematika. 

TUNG E KI… ishte rezultati i barazimit matematikor. Menduan se e gjetën përgjigjen e duhur, përgjigje e cila ishte atraktive dhe arriti të indoktrinojë popullatën. Mirëpo, ne populli, si çdoherë të neglizhuar nga interesa personale të ngushta, përsëri të DISAVE individëve, por edhe nga gjendja e rëndë dhe varfëria ekonomike që është bashkëjetuese në realitetin tonë shoqëror, ramë preh e manipulimit, gënjeshtrave dhe dyftyrësisë së “udhëheqësisë” politike shqiptare. Gjërat arritën të shihen tani, kur u zbuluan, kur sendet dalëngadalë po paraqiten në opinion. 

Zotëri Ali Ahmeti, vallë, mos tentoni që përsëri përmes ndonjë ideje (që tashmë jeni të njohur si “ideatori” më i madh ndër lidershipin politik shqiptar) të sjellni mjegull mbi këtë realitet të hidhur? Vallë, mos tentoni që ta mbuloni mosaftësinë tuaj dhe të udhëheqësisë partiake tuaj që treguat gjatë bisedimeve për koalicion qeveritar? Vallë, mos tentoni të tregoni se këtë herë (sikurse herave tjera) do ju dëgjojë Gruevski? Ju arritët të tregoni se: KOT për ju janë edhe 19 deputetë. KOT janë edhe 153.000 vota shqiptare. KOT janë poezitë tuaja të adhuruara që recitonit në tubimet e fushatës parazgjedhore. KOT më është gjithçka. Ju ishit ai që deklaruat se për çështje të popullit aty ku e vëndoni këmbën e vëndoni edhe kokën. Nuk arritët që fjalë të thuani e lëre më tjetër send. Me gjithë këtë ju vetëm një send arritët: të qelni gojën e popullatës (siç qelët gojën e plakut nga Llojani) dhe të demoralizoni legjitimitetin e votës shqiptare.

TUNG E KI … i thatë premtimeve, e JO IVANOVIT! TUNG E KI i thatë 153.000 votuesve, e JO GRUEVSKIT! TUNG E KI të rradhës mendoj që t’ia adresoni vetes suaj, t’i thoni më TUNG POLITKËS!

Lajme të ngjashme

Back to top button