Egjipt: Protestat kundër grushtit të shtetit të vazhdojnë
Kundërshtarët e grushtit ushtarak të 3 Korrikut po vazhdojnë protestat e tyre mbarëkombëtare.
Protestat e tyre kanë hyrë për muajin e 11-të, duke bërë thirrje për dhënien fund të grushtit të shtetit dhe rivendosjen e demokracisë në krye me presidentin legjitim Muhamed Mursi.
Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e legjitimitetit kanë bërë thirrje për javë të gjatë protestash nën titullin: “Sundim i paligshëm”, që i referohet kandidatit presidencial dhe kreut të grusht shtetit Abdel-Fatah Al-Sisi, transmeton Mesazhi.
Protestuesit mbanin në duar fotografitë e Muhamed Mursit dhe sinjalizuan shenjën R4BIA. Ata thërrisnin kundër Sisit dhe përpjekjes së tij për të zënë vendin e presidentit legjitim Muhamed Mursi.