Sot konstituimi i përbërjes së re parlamentare

Kryetari i përbërjes së kaluar parlamentare të Maqedonisë Trajko Veljanovski nënshkroi dje pasdite vendimin për konvokimin e seancës së parë konstituive për sot të përbërjes së re të tetë të Parlamentit të Maqedonisë. Mbledhja është caktuar në orën 13:00.

Përbërja e re e Parlamentit do të ketë 61 deputetë të VMRO-DPMNE, 19 nga BDI, 7 nga PDSH dhe 1 nga GROM-i.

Opozita e kryesuar nga LSDM fitoi 34 mandate, por ajo vendosi t’i kthejë ato duke mos qenë pjesëmarrëse në institucionin legjislativ, për shkak të mosnjohjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button