Berisha: Keni thyer embargon e naftës me Iranin

Debatet nuk kanë munguar edhe në punimet e të enjtes në Parlamentin shqiptar.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka thyer embargon e naftës me Iranin, çka sipas tij përbën një akt tepër të rëndë ndaj dy partnerëve shumë të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA dhe Izraelit.

Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar kete shkelje nderkohe qe akuzon Qeverine se me heshtjen e saj ndaj kësaj çeshtjeje tregon implikimin e saj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Rama i cili ka pranuar se ka ndodhur thyerja e embargos së naftës me Iranin, por kjo gjë sipas tij, në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Rama ka paraqitur dokumentet doganore që tregojnë për shkeljen 5 herë të embargos me Iranin, të gjitha herët në muajin mars të vitit 2013./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button