Autobusi i Maqedonisë digjet në Greqi
Një autobus i një agjencie turistike të Maqedonisë sot pasdite u përfshi nga flakët në Greqi rrugës për në Halkidiki, me ç’rast nuk ka udhëtarë të lënduar.
Mediat greke njoftojnë se pasagjerët në mënyrë të sigurt e kanë braktisur autobusin para se të digjet në tërësi, ndërsa zjarrin e kanë shuar 15 zjarrfikës me pesë automjete të zjarrfikësve.
Tani për tani nuk dihen shkaqet për zjarrin.