Prilli shënon zvogëlim të harxhime për jetesë

Harxhimet për jetesë në muajin prill të këtij viti, në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, janë zvogëluar për 1,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,5 për qind, shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në prill në krahasim me muajin mars të këtij viti harxhimet për jetesë janë të pandryshuara, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0,1 për qind. Rritje të harxhimeve të jetesës në prill, në krahasim me muajin paraprak, ka te pemët e freskëta për 5,7 për qind, te perimet e freskëta për 3,1 për qind, prodhimet e mishit të konzervuara për 0,5 për qind, prodhimet tjera të qumështit për 0,4 për qind, peshku dhe kosi për 0,2 për qind. Rritje të harxhimeve të jetesës ka te transporti i udhëtarëve me aeroplan për 9,6 për qind, atletet për 0,4 për qind dhe veshë mbathja për 0,2 për qind.

Zvogëlim të harxhimeve të jetesës në muajin prill në krahasim me muajin mars të këtij viti statistika ka regjistruar te vezët për 1 për qind, prodhimet tjera ushqimore për 0,9 për qind, qumështi i freskët për 0,8 për qind, mishi dhe pijet joalkoolike për 0,7 për qind, përpunimet e qumështit për 0,6 për qind, brumërat dhe yndyrërat për 0,4 për qind, peshku i konzervuar dhe pijet alkoolike për 0,3 për qind.

Në prill, gjithashtu zvogëlim të harxhimeve të jetesës është regjistruar edhe te lëndët djegëse për amvisëri për 3,3 për qind, lëndët djegëse dhe lubrifikantë për 1,2 për qind, lëndët djegëse të ngurta dhe mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të amvisërive për 0,3 për qind dhe gazi për amvisëri për 0,2 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button