Të shtunën konstituohet përbërja e re parlamentare

Në Maqedoni deri nga fundi i javës pritet konstituimi i përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e 27 prillit.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të mbahet të shtunën më 10 maj, ndërsa të hënën në seancën e parë ku do të inaugurohet presidenti i ri i vendit Gjorgje Ivanov, pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit.

Në këtë ditë do të qartësohen dilemat se karrigen e kryeparlamentarit do ta ruaj VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit apo ky post do t`i jepet për herë të parë BDI, e cila ka targetuar ate gjatë fushatës së zgjedhjeve.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit gjithashtu do të qartësojë edhe afrimin ose të pozicioneve të VMRO-DPMNE dhe BDI për formimin e Qeverisë së re. 

Në rast se këto dyja partitë nuk arrijnë marrëveshje dhe nuk pranohet kërkesa e BDI për kryeparlamentarin, atëherë nuk përjashtohet që VMRO-DPMNE në bashkëpunim me një deputet të GROM apo edhe me mbështetjen e deputetëve të PDSH të zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit.

Disa nga mediat maqedonase nuk përjashtojnë rizgjedhjen në këtë detyrë të kryeparlamentarit të deritanishëm Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas informacioneve jozyrtare që dalin nga dy partitë që po zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë, VMRO-DPMNE kërkon që BDI të qartësojë pozicionin e saj rreth presidentit të zgjedhur Gjorgje Ivanov, që duhet të njihet legjitimiteti i tij. 

Përbërja e re parlamentare do të inaugurojë edhe presidentin e vendit në seancën e caktuar të hënën e ardhshme.

Sipas Kushtetutës, afati përfundimtar për konstituimin e përbërjes së re parlamentare është 20 ditë pas zgjedhjeve, por zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur në pako me ato parlamentare, kanë shpejtuar procedurat dhe se inaugurimi i presidentit të ri Gjorgje Ivanov duhet të ndodhë më së voni deri më 12 maj, ashtu Parlamenti konstituohet më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button