Kroaci, kapet shtetasi i Maqedonisë për kontrabandë me cigare

Një shtetas i Maqedonisë mbrëmë u ndalua në kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë, gjegjësisht në kalimin kufitar Bajakovo, për kontrabandë me cigare.

Policia kroate bëri të ditur se gjatë mesnatës gjatë kontrollit të një makine Ëolksvagen Cady me targa bullgare janë gjetur 990 kuti të mëdha cigaresh. 

Policia kroate theksoi se i ndaluari është një shtetas maqedonas i moshës 44 vjeçare dhe se ai menjëherë është paraburgosur në burgun e Vukovarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button