Davutollu: Ne nuk do të lejojmë askënd të fyejë kombin turk

Kritikave nga Presidenti gjerman javën e fundit ndaj mediave, qeverisë turke dhe ligjeve të gjyqësorit iu është përgjigjur ministri i jashtëm i Turqisë në një vizitë zyrtare në Austri.

“Nëse presidenti gjerman thotë: “Unë jam i shqetësuar për të ardhmen e Turqisë, ne mund të themi se jemi të shqetësuar për të ardhmen e Gjermanisë për shkak të neo- nazistëve”, tha ai.

“Në qoftë se ne duhet të shqetësohemi, ne duhet të jemi të shqetësuar për racizmin në rrugët e Europës, Islamofobinë, zjarrin e vënë ndaj shtëpive turke në Gjermani dhe ofendime të shkruara në muret e xhamive,” tha Ahmet Davutollu pas marrjes pjesë në një takim të Këshillit të Evropës në Vjenë, transmeton Mesazhi.

“Askush nuk mund ta trajtojë Turqinë si një vend evropian i klasit të dytë”.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti gjerman Joachim Gauck ka shprehur shqetësime rreth lirisë së shprehjes dhe të gjyqësorit dhe ligjeve për Internet të kohëve të fundit në Turqi.

Davutollu duke thënë se presidenti gjerman u prit me mikpritjen turke, shtoi: “Ne nuk do të lejojmë askënd të fyejë kombin turk.”

Lajme të ngjashme

Back to top button