Zgjedhjet në Afrikën e Jugut

Qendrat e votimit janë hapur paraditen e së mërkurës në Afrikën e Jugut për zgjedhjet e pesta të përgjithshme që nga fundi i aparteidit 20 vite më parë.

Pritet që Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) të fitojë këto zgjedhje dhe presidenti Jacob Zuma të qëndrojë në pushtet edhe për një mandat tjetër 5-vjeçar, edhe pse me një avantazh më të vogël për shkak të numrit të lartë të papunësisë dhe skandaleve të korrupsionit.

Mbështetës të shumtë ka edhe Aleanca Demokratike e udhëhequr nga aktivistja anti-aparteid Helen Zille si dhe Luftëtarët e Lirisë Ekonomike të udhëhequr nga Julius Malema.

Do të jenë rreth 22 mijë vendvotime që do të presin 25 milionë afrikano-jugorët me të drejtë vote në këto zgjedhje.

Partia ANC e ka përqendruar fushatën e saj elektorale në lavdinë e shkuar dhe në emrin e ish-udhëheqësit të saj, Nelson Mandela.

“Bëjeni për Madibën, votoni ANC”, lexohet në posterat e kësaj partie./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button