Jakupi: Deputetëve të opozitës certifikatat për mandatet do tu dërgohen në shtëpi
Pasi në terminin e caktuar deputetët opozitar të LSDM nuk u paraqitën në KSHZ për të marrë vërtetimet për mandatin e deputetëve, ku nuk u paraqit as kryetari i SHZ Nikolla Rilkovski i cili është përfaqësues i LSDM-së, nënkryetari Subhi Jakupi, tha se vërtetimet për mandatin e deputetëve të opozitës do tu dërgohen me post në shtëpi.
Jakupi sqaroi se Rillkovski dhe Duma, nëpërmjet telefonit e kanë informuar se nuk do të marrin pjesë në dhënien e vërtetimeve.