DR: PDSH të mos pengojë ripozicionimin e shqiptarëve në vendimmarrje

Demokracia e Re (DR) ka rikujtuar në rolin e rëndësishëm që ka pasur kjo parti gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend ku dhe kanë dalë me konstatime se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike dhe se merita për këtë më së shumti u takon qytetarëve të vendit. 

DR thotë se ka pasur për qëllim unifikimin dhe faktorizimin votës shqiptare, dhe si rezultat i një angazhimi të tillë, siç thonë, “partneri i koalicionit BDI ka arrit të marrë për herë të parë 155 mijë vota dhe 19 deputetë”.

“Kjo ka qenë njëherësh edhe një tregues i mirë se shqiptarët në këto zgjedhje përshëndetën me votën e tyre bashkimin e votës shqiptare dhe jo ndarjen e saj. 

Derisa në çdo gare ka fitues dhe humbës, DR është e sigurt se tani është koha dhe moment më i përshtatshëm që partia që humbi garën mos të pengojë procesin e ripozicionimit të shqiptarëve në vendimmarrje dhe udhëheqje me shtetin, por të përkrah këtë proces sikur edhe simbolikisht me përkrahje të pikave strategjike ku pajtohen të gjithë partitë shqiptare në Maqedoni, sikur që është: 

Ndarja e buxheti proporcional, aplikimi i dygjuhësisë në të gjitha institucionet e vendit, udhëheqja me postet të rëndësishme shtetërore etj”, kanë thënë në DR.

Lajme të ngjashme

Back to top button