Panairi për vullnetarë – mundësi për të kontribuar për komunitetin

Mundësia për t’i lidhur njerëzit që janë dëshirë ta përmirësojnë shoqërinë ose mjedisin ku jetojnë me organizatat joqeveritare që punojnë në këto problematika është tema e Panairit për vullnetarë, në organizim të ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.
________________________________________
“Panairi që mbahet sot ka për qëllim t’i lidhë njerëzit që dëshirojnë të bëjnë diçka dhe organizatat që kanë mundësi t’ua ofrojnë këtë, gjegjësisht t’ua mundësojnë këto mundësi për angazhim vullnetar”, thotë Kaitlin Turck nga ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.

Panairi njëditor organizohet për herë të parë këtë vit, dhe në të marrin pjesë 20 organizata joqeveritare.

Fondacioni Metamorfozis si një nga organizatat që merr pjesë në panair ofrom mundësi për angazhim vullnetar dhe për inkuadrim në projekte shoqërore për të gjithë të interesuarit, e më shumë mundësi ofrohen nëpërmjet projektit Global Voices.

“Nëpërmjet këtij projekti, në këtë portal ndërkombëtar me ndikim, të gjithë të interesuarit mund të shkruajnë dhe të raportojnë për ngjarjet në Maqedoni ose të përkthejnë në maqedonisht dhe në shqip”, sqaron Elena Ignatova nga Metamorfozis.

Kirijana ?. Nikollovska nga festivali Makedoks theksoi se ata gjithmonë kërkojnë vullnetarë (18+) që do të angazhoheshin në mënyrë vullnetare gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit kreativ dokumentar, që mbahte prej 14 deri më 20 qershor, duke shtuar se Panairi është një mundësi e mirë që të gjithë të interesuarit të mblidhen në një vend dhe të fokusohen.

Nga ambasada e SHBA-ve shpresojnë të ketë interesim të madh dhe sukses të panairit që do të kontribuojë që ai të bëhet tradicional.

Lajme të ngjashme

Back to top button