Zagorac i dërgon letër prokurorit për aferën Banka e Maqedonisë (Video)

Bëhet e ditur se Zagorac Tumbovski biznesmen i cili ishte i përfshirë në aferën Banka e Maqedonisë, të cilën në pres konference e hapi lideri i LSDM-së, ka kontaktuar me telefon me Libertas.

Tumbovski dërgoi letër të cilën ia drejton prokurorit publik Marko Zvrllevski, i cili para disa ditëve tha se ky rast ka shumë pak dëshmi dhe për këtë shkak nuk do të ndërmerren masa. Kjo ka inicur Tumbovskin, që të sqarohej se për çka bëhet fjalë.

Telefonata ashtu si edhe përmbajtja e letrës drejtuar prokurorit është publikuar nga Libertas, me lejen e Tumbovskit. 

“Me shpresën se shkalla e ulët e dyshimit do të mund të rritet, ju prezantoj fakte dhe dëshmi që në kohën kur është bërë kjo “Banka-Pranoi” që të bindeni për origjinalitetin e saj, me shkrimin dhe nënshkrimin e ministres Gordana Jankullovska, me ç’rast Prokuroria do të duhet të bëjë ekspertizë për shkrimin. Çdo lakim dhe mos zbatim i ligjit konform kushtetutës, do të vlerësoj se jeni bashkëpunëtorë dhe fshihni një krim”, thuhet ne letër.

Lajme të ngjashme

Back to top button