Zeqiri: Ivanovi dhe Pendarovski si më sfiduan me vota në fshatin tim !?

“NUK E PASKAM DITUR SE IVANOVI DHE PENDAROVI JANË MË TË FORTË SE UNË NË XHEPÇISHT DHE POROJ. Unë nuk kisha nevojë për VOTA mandat, unë kisha nevojë për respekt. Edhe pas korrjes se keqe une do të vazhdojë të mbjelli për vendëlindjen time”, kështu ka shkruar Izet Zeqiri, sekretari i dorëhequr i RDK-së dhe ish-deputeti i dorëhequr, i cili në zgjedhjet e 27 prillit nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit.

Më poshtë vijon edhe përshkrimi i këtij antagonizmi:

Nuk ka lëvizje shoqërore, luftë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare, lidhje e arsimtarëve shqiptarë mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepçishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj u emëruan njerëzit nga poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe atë në fshatin Xhepçisht u themelua kjo parti. Mos flasim edhe për simbolin i Ballit Kombëtar po nga këto fshatra. Këto fshatra janë mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore qoftë dhe për një vetëdije të lartë kombëtare….

Në fshatin e lindjes në Xhepçishtë hyna në politkë për ti dhënë politikës diçka e jo për të marë nga politika se kështu thuhet në këto anë AI BIRË I SHKOLLUAR KA OBLIGIM TË NDIHMOJË QË TË DEL NË DRITË E VËRTETA, por në këto dy fshatra të lindjes dhe rritjes U MUNDA POLITIKISHTË nga Pendarovi me 206 vota dhe Ivanovi me 181 në zgjedhje, e une ngela me 170 vota.

A thua me Ivanovin dhe Pendarovin do të mburen bashkëfshatarët e mi sepse nuk donin të identifikohen me punën time në parlament si deputet i tyre 2011-2013. Jeta është një mësim që “mund të mësohet” por që “nuk mundë të porositet” këtij e dijë shumë mirë dhe e mësova.
Çfarë ndodhë me Xhepçishtasit. Është e vërtetë se Xhepçishti ka kërkuar historikishtë njerëz me mençuri, por njëkohësisht edhe me maturi, pjekuri politike, por edhe guxim kombëtar, dije profesionale, por edhe shkathësi kombëtare. A thua këto njerëz pikërishtë te Ivanovi i gjetën këto vyrtyte apo ishin ishin INSTRUMENT NË DUAR TË TJERËVE.
Xhepçishtasit dhe Porojanët e kanë për detyrë t’ia kthejmë pak historisë sepse si popull në ngjarjet e shumfishta janë treguar patriot dhe revolucionar që nuk jan pajtuar me pushtetet bile edhe janë konfrontuar më to. Mendoj se këto anë si hapësirë etnike shqiptare, si tërsi etnike kombëtare, historike, gjeografike, gjuhësore, ekonomike dhe politike nuk ka treguar qëndrim të drejtë ndaj realitetit politikë të cilët për çdo ditë e shan dhe kundërshton por në çdo cikël zgjedhor e voton dhe e verifikon si politikë të drejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button