Rusia kundër takimit të dytë në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të reja në Gjenevë për të ulur tensionet në Ukrainë, vetëm në rast se grupet opozitare proruse përfshihen në takim.

Sergei Lavrov shtoi se deri më sot, asnjë pikë e marrëveshjes së arritur në prill midis SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë nuk është zbatuar.

Ai foli pas një takimi të Këshillit të Evropës, e cila pritej të mbështesë planin e qeverisë së përkohshme në Ukrainë për zgjedhjet më 25 maj.

Lavrov i quajti zgjedhjet “të pazakonta” në një kohë kur ushtria është përdorur kundër popullsisë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, tha se Ukraina është e gatshme të mbështesë një raund të ri bisedimesh në Gjenevë për aq kohë sa Moska mbështet zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

“Për sa kohë Rusia është e gatshme të angazhohet për të mbështetur këto zgjedhje dhe në eliminimin e mbështetjes së saj për ekstremistët në Ukrainë, ne jemi të gatshëm që të ketë një raund tjetër takimesh”, tha ai në një konferencë shtypi.

Ditët e fundit, forcat e sigurisë ukrainase kanë nisur një goditje ndaj separatistëve prorusë në lindje të vendit, duke shkaktuar përleshje jashtë qytetit të Slovianskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button