KSHZ sot ua dorëzon vërtetimet deputetëve

Komisioni shtetëror zgjedhor sot duhet t’i dorëzojë vërtetimet e deputetëve të zgjedhur, pasi që dhe i kumtoi rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill. 

Opozita kumtoi se nuk do t’i pranojë mandatet dhe se kjo do të konfirmohet me deklarata të verifikuara në noter të kandidatëve të tyre për deputetë. 

Mospranim të mandatit paralajmëroi edhe Rufi Osmani, deputeti i vetëm i RDK-së që fitoi mandat. 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga 1.780.128 qytetarë të regjistruar, të drejtën kushtetuese e shfrytëzuan 1.120.774 votues apo 62,96 për qind. 

Duke i kumtuar rezultatet përfundimtare zyrtare, KSHZ informon për mandatet e fituara të partive që fituan mjaft vota për t’i plotësuar 123 vendet e deputetëve. Në përbërjen e ardhshme të parlamentit do të ulen 61 deputetë nga VMRO-DPMNE, 19 nga BDI, 7 nga PDSH dhe 1 nga GROM. 

Opozita e kryesuar nga LSDM fitoi 34 mandate, për të cilat paralajmëroi se nuk do t’i pranojë. 

Mbledhja konstituive e Kuvendit pritet të thirret deri nga fundi i javës, pasi që spikeri Trajko Veljanoski zyrtarisht do ta marrë raportin nga KSHZ-ja se zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 mund të konsiderohen të përfunduara.

Lajme të ngjashme

Back to top button